Albina Bajrami, përfaqësues e vetme nga Lugina në "Unionin e Femrave Shqiptare në Diasporë"
Lokale

Albina Bajrami, përfaqësues e vetme nga Lugina në "Unionin e Femrave Shqiptare në Diasporë"

05.Mar.2017 23:03
0
Albina Bajrami, nga Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me shoqatën "Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë" që udhëhiqet nga Adriana Kelmendi Sherifi dhe Shpresa Kameraj Paterer.

“Meqë femrat në Luginë veprojnë në një rajon të vështirë ekonomiko-politik, “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë”  vendosi të filloj bashkpunimin pikërisht me gruan e Luginës”, ka theksuar Adriana Kelmendi Sherifi, shkruan Titulli.com.

Përfaqësuesit e këtij unioni ka velrësuar se me anë të këtij memorandumi janë paraparë bashkëpunime të shumta, me theks të veçant në ofrimin e lehtësirave financiare, organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter hulumtues shkencorë, trajnime, seminare.

“Pasi percjellëm aktivitete të shumta të zonjës Albina Bajrami dhe duke e njohur përkushtimin, korrektësin dhe seriozitetin e saj në punë, Unioni i femrave shqiptare në Diasporë përzgjedhë si përfaqësuese për Luginën e Preshevës, zonjën Albina Bajrami”, është shprehur Adriana Kelmendi Sherifi.

Shoqata “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë”, me seli në Austri ka filluar punën në Janar të vitit 2017 dhe përrfaqëson interesat e grave, misioni i së cilës është fuqizimi i rolit dhe pozitës së femrës në atdhe, përkrahja dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i grave, pjesëmarrja në rrjetet dhe nismat profesionale dhe sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe promovimi dhe mbrojtja e mirëqenies se Grave.

Albina Bajrami së bashku me përfaqësueset e shoqatës “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë”, mori pjesë në  Ëien të Austrisë në një aktivitet të organizuar nga Gratë e partisë sozialdemokrate./Titulli.com/

 

Sara Rexhepi nga Presheva, publikoi klipin e saj të parë "Hajde" (video)
Në fundjavën e kaluar tre aksidente në territorin e komunës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration